Janeva kërkon kompetenca më të mëdha për dëshmitarët e mbrojtur

“Prokurorja speciale, Katica Janeva, nëpërmjet amendamenteve të ligjit ekzistues për dëshmitarët e mbrojtur kërkon që t’i lehtësohet shfrytëzimi i dëshmitarëve të këtillë. Njëkohësisht, me amendamente kërkon që ligji të figurojë dhe Prokuroria Speciale për atë të mundet të propozojë dhe të kërkojë mbrojtje të disa dëshmitarëve”, ka konfirmuar për “Meta”, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, prokurorja Lençe Ristovska, transmeton Portalb.

“Bëhet fjalë për amendamente të ligjit ekzistues për dëshmitarë të mbrojtur, më të cilin kërkojmë që t’i jepet kompetencë Prokurorisë Speciale që të vendos në lidhje me dëshmitarët e mbrojtur, sepse kjo prokurori nuk është e përfshirë në këtë ligj”, shtoi Ristovska.

Eurodeputeti Riçard Hovit, në deklaratën e djeshme me kolegët e tij, Ivo Vajgl dhe Edvard Kukan, mes tjerash, kërkoi përkrahje më të madhe për amendamentet e Janevës për ligjin për dëshmitarët e mbrojtjes.

Prokurorja Ristovska njoftoi se deri të premten e kësaj jave, deri te mediumet do të dërgojë kumtesë, në të cilën detalisht do të tregohet se çfarë saktësisht kërkon Prokuroria Speciale me këto amendamente, por dhe për atë se për cilat raste ka kërkuar, por që nuk i ka fituar dëshmitë nga organet gjyqësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button