Nga frika se mos arratiset përsëri, El Chapo asnjëherë nuk e di se në cilën qeli ndodhet

Pas arrestimit të narko bosit Joaquin El Chapo Guzman, autoritetet meksikane kanë frikë se mund të arratise për të tretën herë nga burgu, prandaj ata kanë shtuar masat e sigurisë ku El Chapo është vendosur,  transmeton Anadolu Agency (AA).

Guzman, i cili u arrestua të premten e kaluar, është izoluar në një seksion të veçantë të burgut për të larguar dyshimet se ai mund të ikë, ashtu siç kishte bërë më parë. Policia meksikane thotë se dy arratisjet e suksesshme të mëparshme nga burgu meksikan të narko bosit ishin planifikuar si në film.

El Chapo, pseudonimi i të cilit do të thotë “i shkurti”, për herë të parë u arratis në vitin 2001 nga burgu meksikan Altiplano, 90 kilometra nga Mexico City. Nga rojet u shmang duke u fshehur në shportë rrobash, kurse më vonë u arrestua në vendpushimin e Paqësorit në shtetin meksikan Sinaloa. Arratisja e radhës nga burgu ndodhi në vitin 2014, kur në bodrumin e burgut u gjeti një tunel prej 1.5 kilometra, përmes së cilës El Chapo u arratis.

Për këto arsye, sipas britanikes “The Guardian” El Chapo pas kthimit në burg të premten, çdo ditë është zhvendosur nga një qeli në tjetrën kështu që nuk ka kurrfarë mundësie për të parë se në cilën pjesë është vendosur. Përveç kësaj, është vendosur edhe siguri fizike 24-orëshe para qelisë ku është vendosur Guzman.

Juan Pablo Badillo, një nga avokatët e Guzman, tha se klienti i tij ishte “fizikisht shumë i dobët”, dhe është ankuar se i është nënshtruar një “presioni brutal psikologjik”.

“Ai është vendosur në një pjesë të veçantë të burgut, në pjesë e ftohtë të burgut, në izolim të plotë”, tha Badillo duke shtuar se Guzman për gjashtë ditë në burg nuk e ka vizituar asnjë nga anëtarët e familjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Meksika deportimin e El Chapos, i cili ishte në krye të një prej karteleve më brutale të drogës “Sinaola”, pjesëtarët e së cilës, anëtarëve të bandave rivale iu prenin kokat dhe trupat e tyre i varnin në vende publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button