Komuna dhe Policia në Gostivar bashkërisht meremetojnë objektin e policisë

Me investime të vetë Stacionit Policor dhe me donacion të komunës së Gostivarit, janë bërë disa investime në objektin dhe në oborrin e policisë së Gostivarit.

Me investime të vetë Stacionit Policor dhe me donacion të komunës së Gostivarit, janë bërë disa investime në objektin dhe në oborrin e policisë së Gostivarit. Siç kumtojnë nga komuna, është bërë rregullimi i pamjes së jashtme të objektit të policisë, investim ky i vetë Policisë së Gostivarit. Ndërkaq me donacion të komunës së Gostivarit, është bërë edhe rregullimi i parkut para objektit të Policisë dhe janë vendosur ulëse të reja.

Gjatë përurimit të parkingut përballë Stacionit Policor, komandanti Naim Aliu dhe kryetari I komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ,panë edhe investimet që janë bërë në objektin dhe oborrin e policisë. Kryetari Bejta i premtoi Aliut, se komuna do të jep donacion në lyerjen e rrethojave dhe rregullimin e portës hyrëse të policisë. 

Të dy udhëheqësit u dakorduan që bashkërisht të punojnë për ta venë në funksion edhe parkingun tjetër të policisë, ku për momentin shfrytëzohet për parkimin e veturave të konfiskuara nga policia. Investimi i përbashkët i policisë dhe i komunës, tregon se përbërja aktuale e komunës së Gostivarit, ka një bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Gostivarit, por edhe të gjitha institucionet tjera të qeverisjes qendrore që janë të vendosura në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button