Nesër protesta e opozitës, Berisha thirrje në FB:Të mbrojmë votën e lirë

Te protestojme te gjithe per voten e lirë! Me këtë thirrje u është drejtuar qytetarëve të vendit këtë dielë, ish-kryeministri Sali Berisha, duke i ftuar ata ti bashkangjiten opozitës në protestën kunder regjimit kleptokratik te Edi Rames.

Sipas Berishës, pjesemarrja ne kete proteste eshte pergjegjesi dhe detyrim madhor i çdo qytetari shqiptar, i cili pavaresisht nga bindjet partiake beson tek vota e lire si vlere themelore.

“Te dashur miq, te henen nis protesta mbare popullore kunder regjimit kleptokratik te Edi Rames, poshterimit qe ai, me aktin e rende kriminal te blerjes se votave i beri jo vetem Korçes por edhe Shqiperise dhe shqiptareve, lirise dhe dinjitetit te tyre.Pjesemarrja ne kete proteste eshe pergjegjesi dhe detyrim madhor i çdo qytetari shqiptar, i cili pavaresisht nga bindjet partiake beson tek vota e lire si vlere themelore, pa te cilen liria dhe demokracia nuk egzistojne. Protesta per voten e lire e thirrur nga Partia Demokratike eshte proteste per lirine, dinjitetin dhe te ardhmen tone europiane. Le te marrim te gjithe pjese ne protesten qytetare per voten e lire diten e hene!!” shkruan Berisha në fb.

PD i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Korçës, që u mbajtën në 3 nëntor.Paralelisht me rrugën ligjore, demokratët paralajmëruan edhe mbajtjen e protestave qytetare. Të hënën, ditën e protestës së PD, në vendin tonë do të qendrojë për vizitë edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule./ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button