David Bowie do nderohet në Brit Awards

Muajin e ardshëm në Brit Awards do ta nderojnë muzikantin David Bowie.

Kryetari i çmimeve Brit, Max Lousada, është shprehur se jeta dhe puna e jashtëzakonshme e një prej ikonave më të mëdha do të nderohet në arenën O2 të Londrës më 24 shkurt.

Një koncert përkujtimor është planifikuar të mbahet gjithashtu në New York në mars të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

“David Bowie ishte një nga këngëtarët më të rëndësishëm dhe më me influencë që kemi pasur, e njëjtë sikurse shumë fansa përgjatë botës ne jemi shumë të pikëlluar me vdekjen e tij”.

“Një këngëtar vizionar si ai ka inspiruar gjenerata të tëra të muzikantëve dhe do të vazhdojë që të i jap formë muzikës edhe për shumë vite të tjera”.

Muzikanti David Bowie ka vdekur dje në moshën 69 vjeçare pas një beteje me kancer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button