Sean Penn: Nuk pendohem për intervistën me El Chapon
ktori hollivudian Sean Penn nuk është penduar për intervistën e fshehtë të realizuar me trafikantin më të madh meksikan, Hoakin el Chapo Guzman.
Gjithashtu ai preferoi të heshtë edhe për pyetjen nëse bëri sa duhet për të mbrojtur burimin e tij, pasi sipas informacioneve takimi i tij në xhunglën meksikane bëri që autoritetet meksikane të bien në gjurmët e bosit të kartelit të Sinaloas.
Aktori u kritikua për intervistën, ku një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e quajti çmenduri kurse republikani Marco Rubio tha se intervista ishte “groteske”.
Në artikullin e Rolling Stone, Guzman shprehet se ishte furnizuesi kryesor në botë i her oinës, metamfetaminës, kokainës dhe marijuanës.
Guzman u arratis nga burgu i sigurisë së lartë për të dytën herë, nëpërmjet nëj tuneli 1.5 kilometër të gjatë që kishte hapur në kabinën e dushit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, procedurë e cila mund të marrë një vit kohë.