Ministria e Kulturës dërgon inspektorët në Muzeun e Maqedonisë

Ministria e Kulturës do të dërgojë inspektorë që gjatë ditës së nesërme të shqyrtojnë rastin dhe të bëjnë evidencë për artikujt që ruhen ne Muzeun e Maqedonisë.

“Qëllimi i mbikëqyrjes është që në mënyrë të detajuar të shqyrtohen të gjitha aspektet e ligjit për muzeun, gjegjësisht se a mbahet shënim i rregullt në librin e hyrjes, në librin e inventarëve, në librin e daljes dhe a mbahet katalog i artikujve të cilët ruhen në këtë muze”, thonë nga ministria.

Edhe ekspertët nga Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore do të kryejnë kontroll mbi këtë çështje, ndërkaq nga ministria thonë se informacionet që të do merren gjatë inspektimit dhe masat ndëshkuese, do të jenë publike për të gjithë.

Ndërkaq para pak ditëve në depon e Muzeut të Maqedonisë janë zhdukur artefakte me vlera  të mëdha, të cilat ishin marrë nga rajoni i Stobit dhe nga Isak Marvinci.

Deri më tani nuk ka të dyshuar për këtë vjedhje të artefakteve të cilat datojnë që nga shekulli i atërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button