Neymar: Messi është nga një tjetër planet
Neymar mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të jetë një qenie jashtëtokësor
Lioenl Messi u shpallë lojtari më i mirë i vitit 2015. Ai fitoi për të pestën herë Topin e Artë, derisa kësaj radhe prapa vetës la Cristiano Ronaldon dhe Neymarin.
Ky i fundit mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të jetë një qenie jashtëtokësor, përcjell gazeta Express.
“Me aq sa unë jam i informuar, Leo është nga një planet tjetër. Për mua, Messi është më i miri në botë, ai është idhulli im”, ka deklaruar Neymar, i cili ishte i lumtur që mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë. /Express/