Tekst i pavlerë gazetaresk

[Recension: Spasovski ka urdhëruar që Çaushi t’i heqë fotografitë e përbashkëta]

E lexova katër herë me radhë tekstin që është subjekt i këtij recensioni, që të jem i sigurt se nuk do të gaboj, kur them se teza dhe pohimi në titull nuk janë vërtetuar në asgjë element nga përmbajtja e tekstit.

Kjo e bën këtë tekst tepër diletant, tendencioz, politikisht të anshëm dhe profesionalisht të paqëndrueshëm.


Linku deri te artikulli origjinal: Spasovski ka urdhëruar që Çaushi t’i heqë fotografitë e përbashkëta

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2016, 10:16

Data e recensionit: 11.01.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

ARTIKULL DILETANT

Ja tani edhe argumentet që i vërtetojnë vlerësimet që i dhamë në fillim të recensionit.

Nuk ka asnjë indikacion se Spasovski ka urdhëruar të hiqen fotografitë e përbashkëta me ministrin për punë të brendshme. Profili në Facebook me të vërtetë nuk ekziston, mirëpo nuk ka asgjë që si rezultat i punës hulumtuese gazetareske do ta vërtetonte atë që u tha në titull. Nuk ka asnjë indikacion më të vogël. Gjithçka ka përfunduar te titulli, dhe ai e bën këtë përmbajtje mediatike të pavlerë.

Prandaj, ky tekst i pavlerë “gazetaresk” i ruan karakteristikat e njëjta edhe në segmentet e tjera të tij.

Në mes tjerash, nga ajo se nuk ka pasur me çka të mbështetet titulli, janë nxjerrë përfundime që kanë asnjë lidhje me titullin. Si për shembull, çudia se prej ku ka marrë celular njeriu rreth të cilit sillet kjo ngjarje, kur ai është në burg, e atje celularët nuk janë të lejuar.

Kjo e bën këtë tekst diletant. E përdorim fjalën diletant, e jo amator, për shkak se kjo fjalë në fjalor përfshin sipërfaqësi dhe joprofesionalizëm, ndërsa fjala amator paraqet një aktivitet që bëhet nga dashuria, edhe pse është joprofesional. Prandaj, ky tekst, megjithatë, është diletant.

Diletant është për shkak se nxirren përfundime në bazë të listës së miqve të të dyshuarit, që është shumë tendencioze edhe atë në mes të hetimit gjyqësor. Që vetëm se e plotëson përshtypjen se ky tekst “gazetaresk” është politikisht i anshëm, i paqëndrueshëm në aspekt profesional dhe etik, dhe është në kundërshtim me shumë nene të Kodit të gazetarëve.

Artikulli nuk është i mbështetur me asgjë që ta dëshmojë vërtetësinë. Nuk ka palë të dytë, nuk ka interes publik, është përplot me komente dhe përdor teknikë të spinimit, e shkel privatësinë e shumë njerëzve që janë shfaqur në screenshot-e, nuk e respekton parimin e supozimit të pafajësisë… Dhe me gjithë këtë e dëmton autoritetin e profesionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button