Mbi tiraninë e numrave në demokraci!

Miq të dashur,

Teza se ne i fituam votat, neve na dhanë verdiktin qytetarët , ne kemi numër më ta madh të votave ,e plasuar shumë shpesh nga përfaqësues të BDI-së kuptohet kur ata gjenden të zënë ngushtë për tu përgjigjur për politikat e gabuara publike të koalicionit, për krimet e shpërdorimet etj; sipas teorive politike dhe teoritë mbi demokracinë është tezë e paqëndrueshme dhe përdoret për të mjegulluar “qeverisjen” kriminale.

Miq të dashur, është e kuptueshme se shumica sipas një procedurë zgjedhore demokratike është rregulla e lojës në demokraci dhe se ai vullnet politik duhet të mbizotërojë. Por së pari ajo shumicë duhet të jetë e zgjedhur pa shpërdorime. Pra shumica në fjalë në kuvendin e Maqedonisë gjatë kësaj dekade u dekonspirua se nuk është e zgjedhur në forma demokratike dhe të lejuara, por me truke ,falsifikime, sajime, shantazhime dhe në formë industrialiste.

Miq të dashur, edhe sikur kjo shumicë të ishte e zgjedhur në formën më perfekte demokratike, përsëri nuk do të thotë se shumica gjithherë është në të drejtë. Më lejoni këtë pohim të politikanëve që përfaqësojnë partitë e “shumicës” ta kundërshtojë dhe demantojë vetëm me një thënie të ish-presidentit amerikan Tomas Xheferson (1801), thënie e cila sot e kësaj dite sfidon teoritë mbi demokracinë. Ç’të drejtë më të madhe ka numri më i madh? Edhe pse vullneti i shumicës duhet të mbizotërojë kurdoherë, ky vullnet, që të jetë i drejtë (tobe rightful ), duhet të jetë i arsyeshëm.

Pra shumica e lartpërmendur, duke lënë anësh gjithçka tjetër që ka të bëjë me krimin dhe keqpërdorimet, vetëm me faktin se kjo shumicë është etabluar me proces kriminal dhe të dyshimtë “qeverisja” e tyre nuk ka as shkronjën “D” të Demokracisë dhe as shkronjën “A” të arsyeshmërisë. Pra shumica, si rregull e lojës në demokraci kur nuk qeverisë me arsyeshmërinë e duhur, ajo zbaton sundimin me tiraninë e numrave e cila “rivlerëson sasinë” dhe kështu zhvlerëson cilësinë.

Miq të dashur, demokracitë e sotme funksionojnë duke numëruar shumë e duke zgjedhur pak. Pra shpërdorimi me pushtetin, etablim me falsifikime etj. njëkohësisht do të thotë dhunim, pra me dhunë kanë ardhur dhe me dhunë e mbajnë pushtetin. Ndërkaq, vet demokracia evropiane dhe amerikane na mësojnë; Ata që me dhunë e mbajnë pushtetin ata me dhunë të dëbohen prej pushtetit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button