Maqedoni, filloi sezoni: Përhapet “Variçela” te fëmijët, s’ka nevojë për panik

“Variçela” është njëra nga sëmundjet më të shpeshta infektive te fëmijët. Virusi ngjitet nga njëri te tjetri nëpërmjet frymës – nëpërmjet kollitjes, teshtimës, po edhe nëpërmjet të folurit. Kur fëmijët janë në ambient të mbyllur, si në çerdhe apo shkolla fëmijët infektohet njëri nga tjetri, njofton Portalb.

“Muajin e kaluar, ka pasur rritje të vogël të rasteve të “Variçelës” (e njohur në popull si “lia e dhenve”), por ajo nuk është diçka mjaft serioze sepse tani është sezoni për këtë sëmundje”, thonë nga Qendra për Shëndet Publik-Shkup, pasi që Qendra për Shëndet Publik e Kumanovës ka deklaruar se në Kumanovë është rritur numri i fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje.

“Ka “Variçela”, por ajo nuk është diçka shqetësuese. Sezoni ka filluar diku në tetor-nëntor, ndërkaq dihet se ajo shpërndahen në hapësira të mbyllura. Vjet kemi pasur 1.743 të prekur, që është dy herë më pakë se në vitin 2014 në të cilin vit janë regjistruar 3.085 të prekur. Presim që të rritet pasi që të mbarojë pushimi dimëror, gjegjësisht pasi që të fillojnë me punë shkollat”, thotë Lile Lazarevska, epidemiolog në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup, njofton Portalb

Në Kumanovë në dhjetorë janë evidentuar 86 të prekur, në nëntor 37, ndërkaq në tetor a pasur vetëm 20 të prekur nga “Variçela”. Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijët e moshës parashkollore, por edhe nxënësit deri në 9 vjet.

Ky virus manifestohet me paraqitjen e puçrrave të cilat fillojnë nga barku, përhapen në kokë, duar dhe këmbë. Të njëjtat transformohen në flluska uji. Periudha e inkubacionit është prej 10 deri më 20 ditë. Epidemiologët thonë që fëmijët e prekur nga “Variçela”, duhet të kenë kujdes për higjienën personale, t’i lajnë duart shpesh dhe 2 deri më 3 javë të qëndrojnë në shtëpi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button