Derbi mes Milanit dhe Interit për vëllëzërit Cilafi

Të gjithë jemi mësuar të shohim derbin e madh të Seria A të Italisë, ku takohen AC Milan dhe Inter, ndërsa si duket tani do të bëhen shkaktarë dy vëllezërit Cilafi që të fillojë një derbi edhe jashtë fushës së blertë. Në fakt vëllezërit Arijan dhe Ardijan Cilafi, kanë marrë rrugë drejt klubeve AC Milan dhe Inter. Dy talentet shqiptarë që janë të lindur në Milano, janë me prejardhje nga fshati Rashqe e Shkupit, ndërsa prindi i tyre Metmini ka më shumë se 25 vite që punon në qytetin e modës Milano.

Arijan Cilafi është vëllai i madh i lindur më 2001, ndërsa stërvitjet profesionale i ka filluar që në moshën 7 vjeçare në një klub të Milanos së Italisë te ekipi i “Sondrio”, Liga e dytë profesionale. Ai, madje ka ndjekur edhe teoritë e sportit profesional në Akademinë e Milanos.

Arijan Cilafi
Arijan Cilafi

Arijani për momentin është një ndër lojtarët më të dalluar të rajonit të Lombardisë Italiane, ndërsa ai luan në rolin e mesfushorit.  Interesim të madhe kanë shprehur klubet e Seria A, Italiane si Genoa, Atalanta, ndërsa tani është në pritje të përgjigjes nga klubi i Interit, pasi që ka qenë në prova dhe sezonin e ardhshëm mundë të veshë fanellën e Interit.

Ndërkaq, vëllai më i vogël Ardijan Cilafi, është lindur në vitin 2004, trajnimet i ka filluar në FC “Sondrio”, ku për disa vite edhe ka luajtur futboll për të njëjtin klub. Tani Ardijani ka filluar në klubin e madh AC Milan, në pozicionin qendër sulmues, ku ka rezultate të mëdha.

Ardijan Cilafi

Gjatë ndeshjeve që ka zhvilluar Ardijani, interesim kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha evropiane si Bayern Munich, FC Barcelona dhe Arsenali, ndërsa lëvizja e tij e fundit sigurisht se do të jetë në skuadrën që do të jetë më e shpejt në angazhimin e tij.

Rezultatet e talenteve të rinj, janë falë angazhimit të palodhshëm të babit të tyre Metmin Cilafi, i cili gjithashtu është sportdashës dhe pa hezitim i mbështet, duke i përcjellë ata në secilën ndeshje dhe duke qenë pranë tyre edhe në stërvitje. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button