Ish kreu i DAP-it Trajkovski, emërohet drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, në seancën e 85 e ka pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së, që Goran Trajkovski të emërohet drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njofton Portalb.

Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar për këtë propozim, sepse, sipas tyre, Trajkovski në këtë pozicion emërohet si dhuratë për atë se ka qenë përmbarues i besuar i pushtetit, ndërkaq shumica parlamentare ka vlerësuar se bëhet fjalë për figurë profesionale dhe personalitet i kompletuar.

Përndryshe më 4 nëntor të vitit 2015, Trajkovskit i mbaroi mandati si drejtor i Drejtoria për të Ardhura Publike, ndërkaq në vend të tij drejtor i DAP-it u zgjodh Kirill Minovski, apo ish drejtori i inspektoratit të Tregut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button