Tetovë, vjedhje e rëndë në dyqanin e “Neptun”-it

Në Tetovë në rr. “Boris Kidriç” në dyqanin për teknikë të bardhë “Neptun”, dje rreth orës 5 një autor i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë, njofton MIA.

Autori, qëndron në kumtesën e MPB­-së, me dhunë e ka hapur derën e hyrjes, ka hyrë brenda dhe ka marrë shtatë telefona celularë dhe shtatë kompjuterë lap­top dhe më pas e ka braktisur vendin e ngjarjes. Me vjedhjen e rëndë autori ka përfituar pronë të paligjshme prej rreth 450.000 denarë. Merren masat për gjetjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button