Krasniqi nis të mendojë për luftë të re për titull të botës

Haxhi Krasniqi beson shumë që gjatë vitit 2016 mund të luftojë për titull të kampionit të botës në boksin profesionist. Besimi i është rritur sidomos pas luftës që e bëri të shtunën mbrëma në Berlin të Gjermanisë, shkruan sot Koha Ditore.

Boksieri kosovar, që njihet me emrin Robin, fitoi ndaj turkut me shtetësi gjermane, Cagri Ermir, me vendim unanim të gjyqtarëve pas tetë raundeve luftë. Krasniqi po ashtu bokson për Gjermaninë, ndërsa ky ishte meçi i tij i dytë në kategorinë super të mesme në të cilën ra nga kategoria gjysmë e rëndë ku boksoi për vite të tëra.

“Në mbrëmjen e së shtunës çdo gjë ka shkuar mirë, sipas planit. Kundërshtari ishte i fortë, u ka rezistuar goditjeve të fuqishme që i kam dhënë. Meçi është zgjedhur më i miri i mbrëmjes dhe kam marrë vetëm vlerësime pozitive. Përshtypjet e të gjithëve ishin shumë të mira. Me rëndësi është që jam kthyer fuqishëm dhe kam dëshmuar se jam i gatshëm të vazhdoj rrugën”, ka thënë Krasniqi të dielën për gazetën.

Ai tani në boksin profesionist ka 45 fitore e katër humbje. 28-vjeçari në kategorinë super të mesme kishte boksuar edhe më 17 tetor ndaj Vaclav Polakut, por atë meç nuk e llogarit shumë, pasi ishte vetëm një meç që duhej bërë ndaj një kundërshtari jo të nivelit të tij, që të vazhdojë tutje në një kategori më të lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button