Ja kush është drejtuesi i ri i kartelit më të madh të drogës

Ismael ‘El Mayo’ Zambada është nga e njëjta zonë rurale e Meksikës si Joaquin ‘El Chapo’ Guzman dhe është konsideruar si personi më i afërt, më i besuari i lordit të drogës, madje edhe si truri i organizimit të operacioneve të trafikut.

Sipas Panorama.al, ai besohet të ketë drejtuar kartelin për 17 muajt e fundit, teksa lideri i grupit ishte në burg para arratisjes së tij, në korrik të vitit të kaluar, njofton Opinion.

Edhe pse bijtë e El Chapo, Alfredo Guzman dhe Ivan Archivaldo Guzman janë aktiv në kartelin Sinaloa, është El Mayo, i cili shihet si lideri pasardhës i grupit.

Raul Benitez, një ekspert i sigurisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës shpjegoi: “Sinaloa nuk është shkatërruar. Ajo është dobësuar, por mund të rindërtohet sepse ka ‘Mayo’ Zambada”.

Sipas mediave, El Mayo shihet si ekspert i logjistikës dhe sigurisë së kartelit të drogës Sinaloa ndërsa El Chapo ishte “fuqia e muskujve”.

Në një profil në vitin 2010 që një revistë meksikane i kishte bërë El Mayo, ai është përshkruar si njeriu më i respktuar brenda dhe jashtë organizatës.

Ai dhe El Chapo, janë ‘dosta’ që ‘flasin regullisht në telefon”.

Ndërkohë, një zyrtar i tha “Los Angeles Times” vitin e kaluar: ‘Çdo gjë tregon se El Mayo Zambada qëndron pas organizatës’. Sipas raporteve, El Mayo është i dhunshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button