Përse i mbyllim sytë kur puthemi?

Shumica as që mund të imagjinojnë që puthja franceze mund të bëhet syhapur. E dini përse është kështu?
Pjesa dërrmuese e njerëzve, kur puthem – mbyllin sytë. Kjo vlen posaçërisht për vajzat, të cilat, sapo ndiejnë afërsinë e buzëve të ndokujt, sytë u mbyllen, gjë që është një reaksion i pavetëdijshëm, derisa meshkujt, që janë tipa vizualë, me gjithë forcën përpiqen të shikojnë partneren e vet, edhe pse kjo nuk u shkon edhe aq shumë për dore.

Këto tri gjëra janë më të rëndësishme për puthje të përsosur! Mirëpo, përse e bëjmë?

Siç konstatojnë shkencëtarët, njëra ndër sqarimet e shumta për këtë dukuri është ajo që, për shkak të vrullit të përndezjes seksuale, ndodh zgjerimi i bebes së syrit, ndërkaq kjo e trazon trurin dhe ai mendon që është errësirë, andaj automatikisht i mbyll sytë.

Sipas sqarimit tjetër, nuk është edhe aq e thjeshtë që njëkohësisht të lëvizësh sytë dhe gjuhën. Është ngjashëm si kur përpiqeni që njëkohësisht të fërkoni barkun dhe të përplasni lehtë duart në maje të kokës. Është e mundshme por pas ushtrimeve të shumta.

Sa i përket aspektit psikologjik, me mbylljen e syve arrihet përjetim më intensiv dhe, thjesht, e gjitha bëhet shumë më e këndshme. Gjithashtu, syrit të njeriut nuk i pëlqen kur ndonjë objekt i afrohet aq afër, sepse nuk arrin të fokusojë dhe të shohë qartë, prandaj fytyra e partnerit duket e deformuar dhe e çuditshme.

Natyrisht, ka edhe të tillë të cilët puthen me sy të mbyllur, sepse gjatë asaj kohe pikërisht fantazojnë dikë tjetër. Megjithatë, shumica këtë nuk do ta pranojnë kurrë.

Po ju a shikoni apo i mbyllni sytë kur putheni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button