Të ushqyerit natën? Ky është efekti që ka te ju

Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën “Life”. Studimi është kryer te kafshët nga Universiteti i Kalifornisë dhe ekspertët thonë se rezultatet mund të jenë të vlefshme edhe për njerëzit.

Studime të mëparshme kishin treguar se konsumi i ushqimeve gjatë natës është një ndër aleatët e mbipeshës, por studimi i fundit është përqendruar në mënyrë të veçantë te ndikimi i këtyre “vakteve” në funksionet konjitive.

Për studimin janë vëzhguar sjelljet e dy grupeve minjsh. Grupi i parë që mbante ritmin e zakonshëm (minjtë janë kafshë që zakonisht ushqehen natën dhe flenë ditën), ndërsa grupi i dytë iu nënshtrua një programi ushqyerjeje me orare ditore.

Pas vëzhgimit doli se kafshët që konsumonin ushqim në oraret në të cilat zakonisht flinin ishin të prirë të zhvillonin mangësi në funksionet konjitive, praktikisht në të nxënë dhe në kujtesë.

Studiuesit thonë se këto rezultate mund të vlejnë edhe për njerëzit. Mesa duket, nuk është i rastit fakti se ata që punojnë natën (rrjedhimisht edhe ushqehen natën) kanë performancë më të dobët në testet konjitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button