Protesta e dhunshme në Prishtinë lajm në gjithë botën

Lajmi për eksalimin e protestës së sotme të organizuar nga Opozita e bashkuar është dhënë në të gjitha mediat e mëdha botërore, njofton Klan Kosova.

Gjigandi mediatik anglez, BBC, shkruan se protesta antiqeveritare në kryeqytetin e Kosovës ka shpërthyer në një përleshje mes policisë e protestuesve.

BBC njofton se protesta u organizua kundër marrëveshjeve të Qeverisë me shtetin serb, ndërsa japin edhe një historik të pavarësisë së Kosovës dhe ndarjen nga Serbia.

Edhe gazeta e famshme amerikane The Wall Street Journal shkruan për përleshjen më mes të policisë dhe protestuesve opozitarë.

Gazeta amerikane ka parafrazuar edhe zëdhënësin e policisë së Kosovës, Baki Kelani, kur në konferencën për media ka dhënë numrin e të lënduarve dhe të arrestuarve.

Për protestën kanë shkruar të gjitha mediat e mëdha botërore si CNN, Reuters, Associated Press, Deutsche Welle, New York Times, Daily Mail, Yahoo News e shumë të tjera.

foot2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button