Kendall Jenner e Harry Style nuk janë në lidhje serioze

Modelja nga “Victoria’s Secret”, Kendall Jenner, dhe anëtari i One Direction, Harry Style kanë filluar një lidhje.

Mirëpo si duket Kendall nuk është dhënë shumë pas tij sepse ka frikë që do të lëndohet, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që dyshja janë në lidhje, kjo sepse të dy kishin filluar të dilnin së bashku në vitin 2013.

Por një burim i TMZ, tregon se çifti nuk kanë në plan që lidhja e tyre të jetë serioze sepse të dy janë shumë të zënë në karrierat e tyre.

“Kendall është vetëm duke u argëtuar tani”.

“Lidhja e tyre nuk mund të bëhet serioze, kjo sepse Kendall jeton në Los Anxhelos dhe New York City dhe është tërë kohën në udhëtime për punë, kurse Harry jeton në Londër dhe njëjtë sikurse ajo edhe ai është nëpër turne”, u shpreh burimi për TMZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button