Gigi Buffon bekohet për të tretën herë baba

Portieri i famshëm italian, kapiteni Gigi Buffon, është bërë baba për herë të tretë. Në ditën e Epifanias, siç njihet nga të gjithë dita e Ujit të Bekuar, ka ardhur në jetë djali i portierit të Juventusit dhe partneres së tij, gazetares Ilaria D’Amico, Leopoldo Mattia.

Lajmi, fillimisht u bë publik nga Massimo Mauro, koleg prej 10-vjetësh me gazetaren e “Sky”, i cili ndihet shumë i lumtur për dhënien e lajmin të lindjes së vogëlushit. Për portierin e Juve-s, ky është fëmija i tretë, pas Louis Thomas dh David Lee, dy fëmijë që ka pasur nga martesa e parë me Alena Seredova-n. Ndërsa për gazetaren D’Amico
është fëmija i dytë, pas Pietro-s, 5 vjeç. Lajmin e ka postuar edhe vetë kapiteni i Kombëtares Italiane, në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button