Pensionet nga 158 – 240 euro

Qeveria e Republikës së Kosovës të premten ka miratuar propozimin i cili përcakton që baza e pensionit kontribut-dhënës të jetë 158 euro, kurse më i larti 240 euro. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, ka thënë se pensioni do të llogaritet sipas koeficienteve të bazuar në kualifikimet e pensionistëve kontribut-pagues, njofton REL.

Ai ka sqaruar se të gjithë personat që kanë përvojë pune mbi 15 vjet para vitit 1999, do t’u njihet automatikisht përvoja si 25 vjeçare.

“Kjo nënkupton që pagesa e pensionit kontribut-dhënës, që është 140 euro, të ngritët në 158 euro, si bazë fillestare për kalkulimin e kontributit dhe kualifikimeve tjera. Kualifikimet ndahen në kategoritë: edukim fillor, edukim i mesëm, edukim i lartë dhe edukim universitar. Bazuar në këto kategori, pensioni kontribut-dhënës bazë do të jetë 158 euro dhe më të lartin synojmë ta arrijmë rreth 240 euro”, thaAbrashi.

Abrashi ka ftuar pensionistët që të sjellin dëshmitë e tyre të kualifikimit, rrjedhimisht edukimit të tyre, duke filluar nga 18 janari deri në fund të shkurtit. Kurse pagesat e pensioneve, sipas tij, do të merren në mënyrë retroaktive nga janari i këtij viti.

Udhëheqësit e Lidhjes sëPensionistëve të Kosovës, ditë më parë, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se pensionistët kontribut-dhënës do të arrijnë që brenda kësaj periudhe të caktuar të sjellin dokumentacionin e nevojshëm.

Ndryshe, në këtë rritje nuk do të përfshihen punëtorët kontribut-pagues që kanë punuar në periudhën 1989- 1999, periudhë kjo kur punëtorët janë larguar dhunshëm nga pushteti i atëhershëm serb. Numri më i madh i këtyre punëtorëve janë nga sistemi i arsimit dhe shëndetësisë.

Lidhur më këtë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi është shprehur se duhet të formohet një komision që do të bëjë verifikimin e të gjithë atyre që kanë punuar në vitet e 90- ta.

“Dhe të bëhet llogaritja eviteve të punës për ecilin, në mënyrë që t’i shtohet përvojës së punës atij personi që kapasur më herët apo më vonë. Kjo rritje nuk i prek ata; ai është një proces i veçantë,qe ne mendojmë ta fillojmë gjatë këtij viti”, ka thënë Abrashi.

Ky vendim ka shqetësuar Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të cilët edhe më herët kanë kërkuar zgjidhje të këtij problemi.Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate, ka thënë se nëse kjo kategori nuk i merr me rritje pensionet në fund të janarit , sindikata do të ndërmerr veprime sindikale, duke mos anashkaluar edhe grevën.

Ai për Radion Evropa e Lirë ka thënë se numri i punonjësve të arsimit që dalin nëpension gjatë një viti është mbi 500, dhe ata marrin nga 75 euro në muaj.

“SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë deri sa të jepen pensionet për muajin janar, që është data 23- 24, dhe ta thërrasë Këshillin Drejtues dhe pastaj të vendosim që të shkojmë më veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

Përndryshe, në Kosovë llogariten të jenë 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.

Vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj, të cilët nuk përfshihen në këtë rritje të pensioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button