Qeveria e pa interesuar për listën, synon falsifikim të zgjedhjeve

Partnerët opozitar dyshojnë se nuk do të ketë vullnet për krijimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratik.

Dilema që shtron opozita është se qeveria përgatitet për një tjetër falsifikim të  zgjedhjeve dhe nëse do të lejojë pastrimin e listës zgjedhore.

Në mungesë të  dhënave zyrtare, të dhënat jozyrtare tregojnë se në vend tani ka më shumë votues së sa banorë.

 Sipas listës zgjedhore nga zgjedhjet lokale që u zhvilluan në mars të këtij viti, ku u evidentuan 1,743.402 votues, mund të konkludohet se realisht në vend ka më shumë votues së sa banorë.

 Lideri i NSDP-së, Ttito Petkovski, sqaron se në partinë e tij më shumë se një vit i përpunojnë të gjitha të dhënat dhe gjithnjë e më shumë po vërtetohet se regjistrimi i vitit 201, është ndërprerë me kërkesën e partisë qeverisëse që të mund t’i keqpërdor të dhënat.

Në pastrimin e listës zgjedhore është duke punuar një komision i posaçëm  i cili sot duhet të ketë një mbledhje në të cilën dy ekspert të jashtëm do të prezantojnë metodologjinë për azhurnimin e listës zgjedhore. Në mbledhjen e sotme LSDM-ja do të prezantojë kërkesat e veta.

Siç sqaron Damjan Mancevski, anëtarë i KSHZ-së, nga radhët e LSDM-së, kërkesa e tyre është që Enti për statistikë të largohet nga procedura për pastrimin e listës zgjedhore dhe raportin për numrin e popullsisë që rregullisht e përpunon MPB-ja, drejt për drejtë të prezantojë në KSHZ. 

Për të penguar keqpërdorimin e votuesve në diasporë, LSDM-ja kërkon që ata të cilët nuk do të paraqiten në votime nga mërgimtarët të vendosen në një listë të posaçme. Për këto kërkesa dhe për një numër tjetër të kërkesave të opozitës, partia qeverisëse VMRO-DPMNE, ende nuk është prononcuar.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button