Maqedonia nuk do të jetë në agjendën e liderëve të BE-së

Në samitin e liderëve të shteteve të Bashkimit Evropian që do të mbahet nesër dhe pasnesër nuk do të vendoset për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në.

Në konkluzionin që dje mori Këshilli për punë të përgjithshme të BE-së thuhet se “BE do ti kthehet kësaj çështje në vitin 2014”.

Eurokomesari për zgjerim Shtefan Fyle pas mbledhjes së ministrave për punë të jashtme tha se është vërejtur përparim në Maqedoni, por, për shkak të mungesës së konsensusit me BE-në, vendi edhe kësaj radhe mbetet pa datë për fillimin e bisedimeve.

“Këshilli do ti kthehet kësaj çështje në vitin 2014, në bazë të azhurnimit nga ana e komisionit për zbatim të mëtejshëm të reformave, duke llogaritur edhe zbatimin e marrëveshjes së 1 marsit dhe hapat e mëtejshme në përmirësimin e raporteve fqinjësore dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit”, thuhet në konkluzionet e Këshillit për Maqedoninë duke përsëritur se çështja e emrit duhet të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur.

Konkluzionet e djeshme të shefave të diplomacisë së BE-së në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme në BE janë përfundimtare dhe nesër dhe pasnesër vetëm formalisht do të miratohen në Samitin e Këshillit Evropian.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button