Kopshti ‘Fidani’ u furnizua me kondicionerë

Që të përmirësohen kushtet nëpër kopshtet e fëmijëve në Shkup, me moton ‘Të bashkuar për të mirën e fëmijëve’ filloi realizimi i projektit nëpër çerdhet e vendit.

Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët nga ndërmarrjet ‘Beko’ dhe ‘Neptun’, të cilët furnizuan sot çerdhen Fidani me kondicionerë.

‘Bëhet fjalë për projekt që do të realizohet gjatë muajit dhjetor, në 18 komuna ku janë zgjedhur çerdhet, do të ndahet donacion në teknikë të bardhë. Aksioni humanitar doli nga nevoja e çerdheve dhe shkollave fillore dhe qendrat për fëmijë me nevoja të posaçme tha Stanka Trajkoviç, përfaqësuese e ‘Beko-s’.

Aksionin humanitar e përshëndeti kreu i Çairit Izet Mexhiti.

‘Kjo është një vazhdimësi e realizimit të projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër çerdhe dhe shkolla. Përveç këtij investimi edhe një donator tjetër privat po investon në Shkollën ‘Hasan Prishtina’ ku bashkë me Komunën e kthen atë shkollë me gjithçka të re, me kushte maksimale për fëmijët’ tha Mexhiti.

Rabije Loku mirëpriti donacionin, duke shprehur falënderim deri tek kompanitë në fjalë.

‘Ky donacion është mirëseardhur në kopshtin tonë… Këto kondicioner do të jenë në shërbim të fëmijëve. Gjitha donacionet që vijnë janë të mirëseardhura’ tha Loku./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button