Gjevgjeli, biletat e shtrenjta të trenave thellojnë problemin e refugjatëve

Policët e Maqedonisë prej sot patrullojnë bashkë me kolegët e tyre nga Sllovenia të cilët mbrëmë arritën në vendkalimin kufitarë Bogorodica. Ata do të qëndrojnë deri me datë 5 të muajit të ardhshëm dhe do të patrullojnë përgjatë kufirit me Greqinë. Në qendrën e pranimit në Gjevgjeli gjenden policë hungarez që bashkë me kolegët e tyre nga vendi bëjnë kontrollin e refugjatëve dhe evidentimin e tyre, njofton Alsat M.

Në qendrën e pranimit jeta e refugjatëve sikur po zhvillohet vetëm në ardhjen dhe vajtjen e trenave që i transportojnë deri në kufirin me Serbinë. Disa nga refugjatët thonë se këtu gjenden prej dy ditësh. Nuk dinin të na thonë përse nuk janë larguar deri tani. Sipas refugjatëve të tjerë, nuk kanë pasur para të mjaftueshme dhe presin grupe të tjera nga vendi i tyre që do t’iu ndihmonin të blejnë bileta që kushtojnë 25 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button