Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë kryesisht do të jetë me mjegulla. Të reshurat do të jenë në nivel më të ulët, megjithatë do të ketë deri në orët e vona të pasdites. Reshje të shiut më tepër do të ketë në pjesën perëndimore, ndërkaq në vendet e larta malore pritet të ketë reshje të borës, njofton Portalb.

Pasdite pritet që të ulet niveli i mjegullave, ndërkaq në mbrëmje edhe më tepër të pastrohet.

Temperaturat gjatë ditës së sotme, do të jenë thuajse të ngjashme me ato të djeshmet, gjatë mëngjesit temperaturat do të lëvizin nga 2 deri më 5 gradë celsius, njofton Portalb.

Gjatë ditës pritet që në vendet më të larta malore temperaturat të lëvizin nga 5 deri më 7 gradë celsius, ndërkaq në mbarë vendin temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 11 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot i ngjashëm. Me mjegulla dhe shi gjatë orëve të paradites, ndërkaq gjatë ditës dalë-ngadalë, pritet që mjegullat të largohen. Temperaturat do të sillen nga 3 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 6 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button