Prokuroria Speciale: Do të tregojmë se çfarë ka në materialet e dorzuar nga LSDM-ja

Prokuroria Publike speciale do të tregojë saktësisht se çfarë ka në materialet e dorëzuara nga LSDM-ja opozitare, por publiku do të duhet të presë rreth dhjetë ditë për informacionin. Ashtu thonë nga zyra e Katica Janevës, pasi një ditë para Vitit të Ri opozita ia dorëzoi materialet nga përgjimet e paligjshme, njofton Alsat M.

“Ju njoftojmë se rreth çështjes, sa i përket materialeve të dorëzuara nga LSDM, në këtë moment nuk jemi në gjendje t’ju përgjigjemi, por ju sigurojmë se për këto çështje do të lëshojmë një njoftim zyrtar në mes të janarit”, deklaruan nga Prokuroria Publike Speciale.

Përveç njoftimit se do t’u duhen edhe dhjetë ditë, nga Prokuroria Speciale nuk dhanë asnjë hollësi se çfarë mund të pritet nga njoftimi i tyre mbi çështjet aktuale në opinion. Ashtu për shembull, nuk dihet nëse për bombat e opozitës do të njoftojnë vetëm statistika- sa biseda të përgjuara dhe mesazhe me tekste kanë pranuar, ose publiku do të marrë informacion nëse tashmë janë hapur raste të reja që dalin nga materialet e fituara rishtazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button