Lëvizja Besa: BDI i manipuloi shqiptarët edhe me sekretarin Shtetëror në KSHZ

“Lëvizja Besa shpresonte se së paku tash në përzgjedhjen e kuadrove në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve – një organ kaq i rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike – se kësaj radhe do të zgjidheshin profesionistë jopartiakë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Sipas tyre, ishte vetë partia shqiptare në pushtet që para opinionit të gjerë shqiptarë premtoi se përfundimisht postin e sekretarit shtetëror në KSHZ do të bartte një shqiptar, por kjo përfundoi vetëm me një gënjeshtër të madhe.

Nga Lëvizja Besa shtojnë se ata vetëm e mbështetën fuqimisht kandidatin maqedonas të VMRO-DPMNE-së dhe kështu edhe një herë, si shumë herë më parë tashmë, i mashtruan shqiptarët.

“Duke dyshuar se çka nënkupton kjo parti me emrin shqiptar, Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë papërgjegjshmëri të skajshme të saj dhe e lusim atë me shumë dashamirësi që mos të premtojë më asgjë, sepse zhgënjimet që ajo po ua shkakton shqiptarëve me këto premtime që i tradhton, ia kanë humbur kuptimin edhe premtimit dhe fjalës së dhënë. Pas kësaj vetëm na konfirmohet bindja se edhe zgjedhjet që vijojnë mund të jenë një reprizë e zgjedhjeve të kaluara, me manipulime e keqpërdorime të vullnetit të lirë të qytetarëve. Shpresa e vetme që mos të ndodhë ky skenar është ndërhyrja e institucioneve ndërkombëtare, si OSBE-ODIHR, që mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre veprimeve antidemokratike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button