Përmbytjet, në Lezhë situata kritike, lumi Drin rrezikon daljen nga shtrati (VIDEO)

Moti i keq në gjithë Shqipëri si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut kanë vënë në alarm institucionet shqiptare të cilat janë në gjendje gatishmërie. Edhe sot pasdite situata në Tiranë vazhdon të paraqitet kritike për shkak të reshjeve masive.  Lumi i Tiranës dhe lumi Lana kanë arritur nivelin e tyre maksimal, duke paraqitur rrezik serioz për daljen e tyre nga shtrati., raporton Ora News.

Qarqet më problematike janë Tiranë, Lezhë, Durrës, Dibër, Fushë Bulqizë.

Në zonën e Bregut të Lumit dhe Babrru situata paraqitet tejet e rëndë dhe deri tani janë evakuuar 28 familje, 25 në Babrru dhe 3 në bregun e Lumit.

Lumi Lana i cili përshkon kryeqytetin mes për mes është fryrë duke dalë arritur në pikën më të lartë të shtratit prej betoni.  Në disa zona Lana ka dalë dhe në lulishte. Por nuk rrezikon të dalë në rrugë.

Me vështirësi të shumta janë përballur banorët e Bregut të Lumit tek Ura e Babrroit në Tiranë, banesat e të cilëve u përfshinë nga ujrat e lumit të Tiranës i cili rrezikon të dalë nga shtrati. Në disa lagje të Tiranës, vihet re dhe prezencë uji në disa banesa por dhe në rrugë.

Ora News ka qënë pranë familjeve të cilëve edhe pse u rrezikohej jeta nuk kanë braktisur shtëpitë e tyre por bënë gjithcka për të shpëtuar ato pak orendi që u kishin mbetur. Në mesditë Ministria e Brendshme deklaroi se janë evakuar 28 familje ë Babrru dhe tek Bregu i Lumit pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet.

Banorët më të rrezikuar janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe të shpëtojnë çtë mundin nga orenditë shtëpiake.

Siç tregojnë pamjet situata është mjaft e rëndë dhe banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për zgjidhjen njëherë e mirë të cështjes së përmbytjeve që përsëritet sa herë që ka reshje shiu.

Gadishmëria

Ministria e Brendshme ka paralajmëruar për një përkeqësim të situatës në orët në vijim dhe u bën apel qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme. Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri për të evakuuar familjet e prekura nga përmbytja. OSHEE ka njoftuar gjithashtu se po ndjek situatën nga afër, për të garantuar furnizimin me energji elektrike në rast të ndonjë defekti që mund të shkaktohet nga reshjet e dendura të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button