Përplasje te Milani, Honda akuzon për minutazh të shkurtë

Rezultatet e dobëta dhe ecuria jo e mirë e Milanit ka bërë që të lindin përplasjet. Është Keisuke Honda i cili ka shpërthyer. Ai ka akuzuar rëndë ekipin e tij, pas minutazhit të pakët që ka pasur ai këtë sezon.

”Kur erdha këtu e dija se ekipi ishte në gjendje të vështirë. Allegri më dëshironte mua me çdo kusht, por tashmë ekipet po ndërrojnë shpesh trajnerët”.

Japonezi nuk ndalet dhe vazhdon: ”Nuk mund të fitosh tituj duke blerë yje, që janë në pragë të përfundimit të karrierës”, ka deklaruar Honda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button