Kapllani kërkon më shumë minuta te FSV Frankfurt

Edmond Kapllani është i pakënaqur nga ecuria e FSV Frankfurtit gjatë 19 javëve të para të kampionatit në Bundesligën e dytë, por më shumë ka mbetur i zhgënjyer nga fakti që ka luajtur gjithsej 249 minuta, duke shënuar vetëm një gol në fitoren 3-2 me Bochumin.

Sulmuesi durrsak nga 10 ndeshje ku është aktivizuar, në tetë raste është hedhur në fushë si zëvendësues, madje me një minutazh të kufizuar. Skuadra e tij renditet në vendin e 14-të, vetëm pesë pikë nga zona e ftohtë dhe objektiv për këtë sezon është mbijetesa.

Me një mesatare prej më pak se një gol për takim, ajo që nuk po funksionon te FSV Frankfurti është faza sulmuese, ndaj shpresohet që situata të ndryshojë në pjesën e dytë të sezonit. Vetë Kapllani është shprehur për mediat gjermane se nuk e priste një ecuri të tillë gjatë fazës së parë, por gjërat mund të marrin tjetër rrjedhë pas përgatitijeve të janarit. Përsa i përket situatës së tij, 33-vjecari deklaron se kërkon të ketë një rol më të rëndësishëm, duke u aktivizuar më shumë.

Kapllani është pjesë e FSV Frankfurtit që nga viti 2012

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button