Operacion anti-drogë nga Turqia në ujërat ndërkombëtare

Njoftohet se Forcat e Sigurisë turke kanë kryer një operacion të mbështetur nga ajri në verilindje të Portit Tobruk të Libisë në ujërat ndërkombëtare ndaj një anije me flamur të Bolivisë e cila është përcaktuar se mbarte drogë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, pasi që Zyra për Luftën kundër Drogës së Drejtorisë së Policisë mori informata se një anije me flamur të Bolivisë në ujërat ndërkombëtare do të bëjë trafikim të drogës, kontaktoi me Rojen Bregdetare.

Roja Bregdetare, duke e pëcaktuar vendndodhjen e anijes në fjalë më 3 janar nisi ta ndjek atë me një avion dhe anije.

Në bazë të nenit përkatës të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër trafikut të paligjshëm të drogërave narkotike dhe lëndëve psikotropike, me miratimin e Ministrisë së Brendshme të Turqisë dhe pas bahkëpunimit të Qeverisë së Bolivisë për kërkesë të autorizimit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, u lejua që forcat e sigurisë turke të kryejnë operacionin ndaj anijes në fjalë.

Pas marrjes së lejeve të nevojshme, Roja Bregdetare ka vepruar, ku dje kanë kryer një operacion në verilindje të Portit Tobruk të Libisë në ujërat ndërkombëtare ndaj anijes me flamur të Bolivisë.

Në fazën e parë të operacionit janë konfiskuar 13 tonë marihuanë, ndërsa njoftohet se hetimet brenda anijes vazhdojnë

Zyrtarët theksuan se për të përfunduar procedurat ligjore të anijes me flamur të Bolivisë, do të dorëzohet në pikën më të afërt të ujërave territoriale të Turqisë nga ana e Rojës Bregdetare.

– Operacioni i parë i Turqisë në ujërat ndërkombëtare-

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë në lidhje me operacionin në fjalë deklaroi se është operacioni i parë i kryer nga ana e Turqisë në ujërat ndërkombëtare.

Zyrtarët të cilat tërhoqën vëmendjen për sasinë e konfiskuar të drogës, ku në fazën e pare ishin konfiskuar 13 tonë marihuanë në anije, theksuan se është sasia më e madhe e konfiskuar për një herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button