Reshje të dendura shiu në Tiranë, Apeli: Minimizoni lëvizjet

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi tha se sot reshjet e shiut do të jenë shumë të dendura, kryesisht në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në Ora News, Prençi i bëri apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet. Më problematike tha Prençi është zona e bregut të lumit ku rrezikohen disa shtëpi.

Shemsi Prençi: Pas një qetësie 24 orëshe situata meterologjike paraqitet e rënduar. Parashikimet kanë dhënë përkeqësim të situatës me reshje në të gjithë vendin. Eshte parashikuar se do te kete 40-60 mm shi kurse në Tirana, Lezhe, Shkodër parashikohet që reshjet të variojnë nga 80-100 mm shi. Do të ketë intesitet reshjesh ku niveli i reshjeve mund të shkojë deri në 30 mm shi në një orë. Shtabi i Emergjencave ka dhënë alarmin në kuptimin e mirë të fjalës që të merren masa që strukturat të jenë në gatishmëri. Situata është pak e rënduar në Bregun e Lumit, tek Kafja e Rremës ku rrezikohen 4 shtëpi, strukturat janë në operacion për evakuuimin e tyre. Në Bregun  e Lumit rrezikojnë 15 familje në “lagjen e korcarëve”,  strukturat operacionale janë aty per evakuimin e familjeve.

Prençi dhe se situata është disi e rënduar në Pukë, ku ka pasur edhe rëshqitje në rrugën e vjetër për në Fushë Arrës, por strukturat e emergjencës kanë marrë masat dhe po punojnë.

Shemsi Prençi: Ka një situatë të rënduar në Pukë, Qafë Qeret dhe në Gjegjan ku ka patur dy shembje. Në Fushë Arrës ka rrëshqitje të tunelit, në rrugën e vjetër, jo të Kalimashit, ku që nga orët e para të mëngjesit kompania kontraktore ka bërë zhbllokimin e rrugës dhe aktualisht rruga është funksionale.

E vetmja rrugë e bllokuar tha Prençi është ajo që lidh Mjedën me Pukën.

Shemsi Prençi: Në këto momente që po flasim nuk ka asnjë rrugë të bllokuar me përjashtim të Qafë Qeret-Celës që lidh Mjedën me Pukën, aty  janë mjetet e emergjencave që  po punojnë për të zhbllokuar rrugën.

Prençi kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët, që të eliminojnë sot daljet nga shtëpia.

Shemsi Prençi:  Qytetarët duhet të minimozojnë lëvizjet sot. Duke filluar nga dita e djeshme, gjatë natës dhe sot gjatë gjithë ditës, të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kujdes. Duhet të minimizojnë lëvizjet me makina. Në zonat veriore pas mesditës do të ketë reshje dëbore dhe akulli dhe duhet të bëhet kujdes, sepse e rëndësishme është të kujdesemi për cdo jetë njerëzore. (Ora News)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button