Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e drejta e protestës është e drejtë e garantuar njëjtë sikur e drejta për liri të lëvizjes së lirë.

Me poshtë është postimi i plote i Kusari-Lilës:

“Gjakova shumë pagoi për krejt proceset në Kosovë por duhet edhe ne gradualisht te i kthehemi normalitetit. Është esenciale që të vazhdohet me kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve si dhe vënien para drejtësisë te atyre qe shkaktuan këto krime. Te gjitha duhet të bëhen në rrugë institucionale dhe me angazhim të të gjitha strukturave në vend”.

“Ashtu sikur ritet dhe vizitat fetare duhet te mbesin dhe te respektohen si vizita fetare, pa ngjyrime politike dhe pa incidente të lidhura me këto vizita”.

“Gjakova duhet të vazhdojë të ndërtoj të ardhmen në paqe dhe stabilitet, gjithmonë kokëlarte për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen”.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në Facebook.

Ky shkrim ka ardhur pak kohë para se pelegrinët serb ta vizitojnë Gjakovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button