VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje në prill, nuk vlen Marrëveshja e Përzhinos

“Nëse nuk ka zgjedhje më 24 prill, atëherë nuk do të vlejë as Marrëveshja e Përzhinos”, thotë për “Meta”, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, pas disa lajmeve në disa mediume se ka gjasë të ndryshohet data e zgjedhjeve për 26 qershor.

Sipas disa mediumeve, në bisedimet me eurokomesarin për zgjerim Johanes Han, mund të ndodhë që ai të kërkojë ndryshim të datës për zgjedhjeve.

“Asnjëfarë ndryshimi nuk vjen parasysh. Ne të gjitha detyrimet nga Marrëveshja e Përzhinos i plotësuam. Këtë krizë duhet të zgjidhet sa më shpejtë dhe jo edhe më shumë të thellohet. Nëse ndryshohet data e zgjedhjeve, atëherë Marrëveshja e Përzhinos nuk do të vlejë”, thotë Kotevski, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër LSDM, ende është me qëndrimin se nuk do të merr pjesë edhe njëherë në zgjedhje të krminalizuara.

“Qëndrimi jonë është i qartë. Nuk do të shkojmë edhe në një palë zgjedhje kriminale. Mjaft detyrime nuk janë plotësuar. Më së shumti ajo e KSHZ-së për vërtetimin e Listës Zgjedhore. Nuk kemi biseduar për ndryshim të datës së zgjedhjeve, por ne kemi qëllim të qartë – zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button