Edi Rama i pafat, ndalen dritat në ndeshjen e NBA-së (Video)

Tersin e ndaljave të dritave në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka “tërhequr” këmbën zvarrë dhe jashtë shtetit.

Për të parë një ndeshje të basketbollit, atij i është dashur të presë plot 30 minuta për të ardhur dritat, dhe kjo situatë kaotike ishte krijuar për shkak të një defekti.

Ndonëse këto raste janë tejet të rralla në Miami, për Ramën këto gjëra jane tejet normale.

Ndeshja e basketbollit Indiana Pacers– dhe Miami Heat u ndërpre për afro 30 minuta, pas një problemi me ndriçimin në fushën e sportit “American Airlines Arena”, në Miami.

Lojtarët kanë pritur në fushë teksa teknikët e arenës të rregullonin problemin, derisa situata iu rikthye normalitetit.

Për të parë ndeshjen në “American Airlines Arena”, në orën 20:00 me orën lokale në Miami, Ramës iu desh të priste gjysmë ore për të parë përballjen e gjigantëve të NBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button