Në 11 aksidente të djeshme në Shkup lëndohen dy persona

­ Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente rrugore. Prej tyre, nëntë janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë një bashkëudhëtar dhe një këmbësor, shkruan MIA.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 13 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Gjashtë shoferënuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese në komunikacion, si dhe nëntë shoferë të cilët gjatë drejtimit me automjet nuk kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur celularin. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 47 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Për sot nuk ka të paralajmëruara ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet qarkullimit të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese në komunikacion.

Me rastin e kremtimit të festave fetare Buzmi dhe Krishtlindjet nga ana e policisë rrugore do të merren masa për sigurim të komunikacionit me qëllim të zhvillimit të pandërprerë të manifestimeve. Më 6 janar, do të bëhet pranimdorëzimi i qypit të Buzmit midis kumbarit të deritanishëm dhe të riut të Buzmit. Pajtoni do të lëvizë sipas marshrutës vijuese ­ nga ndërtesa e Teknikës së vjetër popullore në bul.”Aradhat e partizanëve” nr.101, përmes udhëkryqit me bul.”VMRO”, gjysmërreth në bul.”VMRO” në vazhdim të bul.”Aradhat e partizanëve” deri te Tempulli “Shën Klimenti i Ohrit” ku tradicionalisht do të bëhet pranimdorëzimi i kumbarisë në orën 10. Pas pranimdorëzimit kumbari i ri me pajtonin do të vazhdojë nga bul.”Aradhat e partizanëve” para Tempullit, majtas në bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, majtas në rr.”Dimitrija Çuposki”, në vazhdim djathttas nëpër rr.”11 Tetori”, majtas nëpër rr.”Filipi i Dytë”, djathtas në parking hapësirën para restorantit “Stara kuqa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button