Statusi, tërhiqet Holanda?

Qëndrimi i Holandës për të mbështetur Shqipërinë për statusin kandidat duket se është ende i “ashpër” edhe pse nuk ka marrë akoma një vendim përfundimtar.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timermans, i pyetur nga gazetarët para zhvillimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, theksoi se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me pozicionin që do të mbajë Holanda për Shqipërinë.

A do t’i thoni “PO” Shqipërisë sot?

Timermans: Akoma nuk kemi vendosur gjë. Do të flasim me kolegët tanë që të shohim se çfarë do të vendosë Këshilli Evropian.

Po për Serbinë?

Timermans: Edhe për këtë duhet të flasim me Këshillin, por jam shumë optimist.

Pra ju nuk prisni asnjë vendim për këta dy shtete sot?

Timermans: Nuk e di, mund t’i lihet Komisionit Evropian ky vendim, ose mund ta marrim sot vendimin, varet se çfarë do të thonë kolegët.

Po për Serbinë dhe Malin e Zi?

Timermans: Le të shohim se çfarë do të thonë kolegët e mi për këtë. Do të përpiqem të gjej një kompromis për t’i dhënë mbështetjen më të mirë drejt BE-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button