Autobusi “harron” Shaqirin dhe Boatengun

Bayerni i Munichut, pas fitores 3:1 ndaj Hamburgut dhe fitores së titullin jozyrtar kampion dimri në Bundesligë, filloi misionin e radhës për t’u shpallur kampion bote në Marok.

Pas fluturimit aspak të qetë, për shkak të erërave të forta dhe lëkundjeve të njëpasnjëshme të avionit A321-200 të shoqërisë ajrore “Lufthansa”, ky udhëtim u shoqërua edhe me humor në avion, pasi piloti ishe fans i Werder Bremenit.

Delegacioni i Bayern Munichut kishte një numër mjaft të lartë, pasi në avion ishin 23 lojtarë, stafi drejtues, presidenti Ulli Hoennes, sponsorë, miq të klubit dhe gazetarë.

Duke mos marrë parasysh numrin e miqve, organizatorët nuk kishin kapacitetin e duhur të autobusëve për t’i transportuar gjermanët nga avioni në ambientet e aeroportit.

Autobusi i transportit ishte shumë i vogël, aq sa shumë prej tyre qëndronin edhe në këmbë për të përshkruar distancën avion-aeroport.

Por, përveçse shumë qëndruan në këmbë, tre lojtarët Xherdan Shaqiri, Jerome Boateng dhe Diego Contento qëndruan për disa minuta në pistën e avionëve, duke mos hipur në autobus. Shoferi bëri rrugën e dytë për t’i marrë tre lojtarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button