Anketa, Maqedoni: Vetëm 25% e qytetarëve me optimizëm presin se viti 2016 do të jetë vit i prosperitetit ekonomik

Në Maqedoni 34 për qind e qytetarëve shpresojnë se viti që filloi do të jetë më i mirë se viti i kaluar, ndërsa 25 për qind me optimizëm presin se viti 2016 do të jetë vit i prosperitetit ekonomik. Në vitin që kaloi të lumtur janë ndjerë 51 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, tregojnë rezultatet nga sondazhi në terren që nga 3 deri më 11 nëntor e realizoi agjencia hulumtuese “Brima” në formularë reprezantues prej 1.209 të anketuarve.

Në rezultatet është theksuar se shpresa, optimizmi ekonomik dhe lumturia në Maqedoni dhe rajon janë më të ulta se mesatarja globale. Krahas 51 për qind e qytetarëve në Maqedoni të cilët kanë thënë se ndjehen të lumtur, 11 për qind janë prononcuar si të palumtur, 35 për qind as të lumtur e as të palumtur dhe dy për qind nuk kanë pasur përgjigje. Indeksi i neto lumturisë në Maqedoni është 40 për qind dhe është më i ulët për 16 për qind se mesatarja globale. Në rajon si edhe në Maqedoni, qëndron në raport, neto lumturia është me parashenjë pozitive, por në gjithë rajonin është më e ulët se mesatarja globale. Me vlerë më të lartë të neto lumturisë se sa Maqedonia janë Kosova me 49 për qind, Sllovenia me 48 për qind, Serbia me 43 për qind, Bosnjë e Hercegovina me 41 për qind, ndërsa jashtëzakonisht më i ulët në Bullgari, 30 për qind, ndërsa shumë i ulët në Greqi ku është nëntë për qind, thuhet në rezultatet nga hulumtimi global i Brimas “Fundi i vitit – shpresë dhe lumturi”.

 

Në pyetjen se nëse ky vit do të jetë më i mirë ose më i keq se viti 2015, 34 për qind e të anketuarve në Maqedoni janë me shpresë se viti 2016 do të jetë më i mirë përkundër 25 për qind të cilët konsiderojnë se do të jetë më i keq, 36 për qind kanë theksuar se do të jetë i njejtë, ndërsa pesë për qind nuk kanë ndonjë përgjigje të caktuar. Indeksi i neto shpresës në Maqedoni është nëntë për qind dhe është më i vogël për 29 për qind nga mesatarja globale. Me neto shumë pozitive të shpresës nga rajoni është edhe Kosova me 24 për qind, ndërsa të tjerat janë me shumë negative, Greqia – 28 për qind, Bosnjë e Hercegovina ­23 për qind, Sllovenia ­6 për qind, Serbia ­3 për qind dhe Bullgaria ­1 për qind. Sipas hulumtimit, 30 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se sivjet do të përkeqësohet prosperiteti ekonomik, 25 për qind se do të përmirësohet, 38 për qind kanë vlerësuar se do të mbetet i pandryshuar, ndërsa shtatë për qind nuk kanë ndonjë përgjigje të caktuar.

Indeksi i neto optimizmit ekonomik në Maqedoni është me parashenjë negative dhe është minus 5 për qind dhe në krahasim me mesataren globale të dallimit absolut është 28 për qind. Shteti i vetëm në rajon me parashenjë pozitive tek optimizmi ekonomik është Kosova me 12 për qind, ndërsa tek të tjerat, si dhe në Maqedonia me parashenjë negative, në Greqi ­65 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë ­34 për qind, Serbi ­17 për qind, ndërsa në Slloveni dhe Bullgari me nga minus 11 për qind.

Ndryshimet e barometrit në Republikën e Maqedonisë tregojnë se shpresat për vitin 2015 kanë qenë më pak të pranishme, ndërsa shpresat se viti 2016 do të jetë më i mirë se viti 2016 janë rritur në 9 për qind. Në të njejtën kohë indeksi i optimizmit ekonomik për vitin 2016 është zvogëluar nga vlerat negative – 12 për qind, se sa ka qenë në vitin 2015, në minus pesë në vitin 2016.

Barometri i lumturisë dhe shpresës tregon se në mesatare 66 për qind e qytetarëve në botë gjatë vitit 2016 janë ndjerë të lumtur, 54 për qind shpresojnë se viti i ri do të jetë më i mirë se viti 2015 dhe 45 për qind me optimizëm presin që ky vit do të jetë vit i prosperitetit ekonomik. Në hulumtim top dhjetë shtete optimiste të lumtura sipas indeksit të shpresës janë Bagladeshi, Kina, Nigeria, Fixhi, Maroku, Arabia Saudite, Vietnami, Argjentina, India dhe Pakistani.

Sipas indeksit të optimizmit ekonomik më optimiste janë Nigeria, Bangladeshi, Kina, Vietnami, Pakistani, Maroku, Fixhi, Arabia Saudite dhe Argjentina. Parë sipas indeksit të lumturisë, madje, më mirë të ranguar janë Kolumbia, Fixhi, Arabia Saudite, Azerbajxhani, Vietnami, Argjentina, Panamaja, Meksika, Ekuadori dhe Tajlanda.

Si shtete më pesimiste/jo të lumtura, sipas indeksit të shpresës, janë theksuar Italia, Greqia, Territoret palistineze, BeH­ja, Libani, Tunizi, Afganitani, Belgjika, Meksiko, Greqia, Austria, Italia, Suedia, HongKongu, Iraku, Afrika Jugore, Tunizia, Gjermania, Finlanda, janë dhjetë shtetet më pesimiste të ranguara sipas indeksit të optimizmit ekonomik, ndërsa sipas indeksit të lumturisë, Iraku, Tunizi, Greqia, Afganistani, territoret palestineze, Gana, Hong­Kongu, Bullgaria, Kongo, Franca dhe Italia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button