“Jugohrom”, me dyer te mbyllura – banorët frikësohen të flasin

Fabrika metalurgjike “Jugohrom” nga 31.12.2015 nuk nxjerr më tymin e zakonshëm. Portalb, sot ishte në Jugonovcë, për ta parë nga afër fabrikën “Jugohrom” dhe për t’i pyetur banorët e zonës në lidhje me atë se si ndihen tani që u mbyll fabrika.

Mile Petrovski tha: “Unë jetoj 60 vjet në Jugonovcë dhe siç e shihni, nuk kam asnjë problem shëndetësor. Është e vërtet se ‘Jugohromi’ e ndot ajrin, por grimcat që lëshon ai nuk arrijnë në Tetovë. Natyrisht që duhet të ketë filtra, por mendoj se problemi ekzagjerohet për shkaqe politike”.

Portalb, pyeti edhe banorë të tjerë, ata ndanin mendimin e njëjtë mirëpo kishin frikë të prononcohen me emra duke theksuar se kjo është punë politike.

Ariant Xhaferi nga OJQ “Eco Guerilla” tha: “Pas mbylljes së ‘Jugohromit’ çdo ditë kemi 30 tonë më pak pluhur në ajrin tonë. Të dhënat e aplikacionit ‘moj vozduh’ nuk përputhen me të dhënat e aplikacioneve tjera. Ajri do kohë që të pastrohet, por autoritetet duhet të ndihmojnë. Deponia duhet të hiqet, rrugët të lahen rregullisht, të organizohet transporti urban si dhe të fillojë të punohet me rrjetin e gazit për ngrohje”.

Ndryshe, Slavko Stojçevski – drejtor teknik i Jugohromit, para disa ditësh theksoi se “Jugohromi” nuk do të punojë deri në fund të muajt shkurt të vitit 2016.

"Jugohrom"
“Jugohrom”

LEXO: Drejtori i “Jugohromit”: Fabrikën nuk e mbylli Qeveria, e mbyllëm vet

LEXO: Shkup, protesta para Qeverisë,do të bllokohen qytetet nëse s’merren masa (VIDEO-FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button