SIPA arreston 3 persona të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës, zyrtarët policorë të Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) mëngjesin e sotëm në rajonin e Tuzllës kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për krime lufte, raporton Anadolu Agency (AA).

“Personat e arrestuar me iniciale S. S. i lindur në vitin 1967, A. S. 1967 dhe I.A. 1960 dyshohen se kanë kryer veprën penale parashikuar nga neni 42 paragrafi 142 i Kodit Penal i ish- RSFJ-së ‘krime kufte kundër popullsisë civile” në rajonin e Srebrenicës gjatë vitit 199″- thuhet në njoftimin e SIPA-s.

Ndaj personave të arrestuar po kryen hetime, ku do ti dorëzohen Prokurorisë së BeH-së për procedura të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button