Disa nga yjet që vdiqën në vitin 2015

Vitin që tashmë e lamë pas, kujtojmë yjet që nuk janë më në jetë.

Këtë vit bota ka humbur një numër të madh të yjeve – muzikantë, regjisorë dhe aktorë, transmeton Klan Kosova.

Aktori Christopher Lee ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare, ndërsa vajza e Whitney Houston dhe Bobby Brown, Bobbi Kristna vdiq pas gjashtë muajsh komë, në muajin korrik.

Megjithatë, yjet që tashmë nuk janë më, prapa tyre kanë lënë punë që do të jetojë përgjithmonë.

 

Leonard Nimoy (Mars 26, 1931 – Shkurt 27, 2015)

Aktori dhe regjisori ishte më i famshëm për rolin e tij si Mr.Spock në Star Trek, ai vdiq pas një beteje me sëmundjen e mushkërive.

1

 

Bobbi Kristina Brown (Mars 4, 1993 – Korrik 26, 2015)

Vajza e yjeve Whitney Houston dhe Bobby Brown ra në komë në janar të vitit 2015, pasi ajo u gjet pa ndjenja në banjën e shtëpisë së saj në Atlanta. Ajo asnjëherë nuk u zgjua nga koma dhe u varros pranë nënës së saj në New Jersey.

Bobbi-Kristina

 

Cilla Black (Maj 27, 1943 – Gusht 1, 2015)

Ylli i Blind Date, emir i vërtetë i së cilës është Priscilla White, vdiq pasi pësoi një goditje në tru duke rënë në shtëpinë e saj në Estepona, Spain.

Ajo filloi si një këngëtare me hitet si “Anyone “Who Had a Heart” dhe ishte mike me The Beatles përpara se të bëhej një yll televiziv.

THE-ONE-ONLY-CILLA-BLACK

 

Anne Kirkbride (Qershor 21, 1954 – Janar 19, 2015)

Ajo ishte  e njohur për rolin e saj si Deirdre Barlow në ITV’s Coronation Street, rol ky për të cilin ajo luajti për 42 vite në mes 1972 dhe 2014. Ajo vdiq fatkeqësisht pas një beteje me kancerin e gjirit.

Anne-Kirkbride

 

Jackie Collins (Tetor 4, 1937 – Shtator 19, 2015)

Ylli britanik ishte motra e Joan Collins dhe autore e shumë romanëve në lidhje me jetën e të pasurve dhe të famshmëve , ajo ka shitur mbi 500 milionë kopje dhe vdiq pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin e gjirit.

Jackie-Collins

 

Sam Simon (Qershor 6, 1955 – Mars 8, 2015)

Bashkë krijuesi i The Simpson ndërroi jetë fatkeqëisht duke u ndeshur me kancerin e zorrës së trashë.

Sam-Simon

 

Terry Sue-Patt (Shtator 16, 1964 – Maj 2015)

Aktori u gjet i vdekur në banesën e tij nga policia. Terry kishte qenë duke u ndeshur me alkool dhe policia konfirmoi vdekjen e tij pa ndonjë dyshim.

Terry-Sue-Patt

 

Ben E. King (Shtator 28, 1938 – Prill 30, 2015)

Ben vdiq nga shkaqet natyrore.

ben-e-king

 

Errol Brown (Nëntor 12, 1943 – Maj 6, 2015)

Këngëtari i Hot Chocolate – më pas hitet “You Sexy Thing”, “Everyone’s A Winner” dhe ‘It Started With a Kiss”. Ai vdiq pas një beteje me kancerin e mëlçisë.

Errol-Brown

 

George Cole (Prill 22, 1925 – Gusht 5, 2015)

Aktori britanik i njohur për rolin e tij si Arthur Daley në komedi-dramën Minder dhe Flash Harry, vdiq në moshën 70 vjeçare.

 arthur-daley

 

B.B. King (Shtator 16, 1925 – Maj 14, 2015)

Ikona e Blues vdiq në gjumë në Las Vegas.

BB-King

 

“Rowdy” Roddy Piper (Prill 17, 1954 – Korrik 31, 2015 )

Emri i vërtetë i tij është Roderick George”Roddy”, ai vdiq pas sulmit në zemër.

Wrestler-Rowdy-Roddy-Piper-attends-the-WrestleMania-25th-anniversary-press-conference

 

Anne Meara (Shtator 20, 1929 – Maj 23, 2015)

Ajo ishte e njohur mirë për rolin e saj në komedinë Stiller&Meara së bashku me
Jerry Stiller. Ajo ishte nëna e yllit të Zoolander, Ben Stiller.

Anne-Meara

 

Christopher Lee (Maj 27, 1922 – Qershor 7, 2015)

Ai ka luajtur shumë role, por më mirë është i njohur për rolin e tij në Dracula dhe në Star Wars. Ai vdiq në spital në Chelsea.

Christopher-Lee

 

Omar Sharif (Prill 10, 1932 – Korrik 10, 2015)

Aktori 83 vjeçar ishte i njohur për rolet e tij në Lawrence of Arabia dhe Doctor Zhivago. Ai pësoi një atak në zemër në vendin e tij të lindjes në Egjipt.

Omar-Sharif

 

Scott Weiland (Tetor 27, 1967 – Dhjetor 3, 2015)

Muzikanti ishte i njohur më mirë si këngëtari kryesor i grupit Stone Temple Pilots, si dhe pjesë e Velvet Revolver. Ai u gjet i vdekur në autobusin e tij të turneut, dhe mjekët konstatuan se ai vdiq nga mbidoza.

Musician-Scott-Weiland-poses-for-a-portrait-at-the-Village

 

John Bradbury (Shkurt 16, 1953 – Dhjetor 29, 2015)

Bateristi ishte i njohur si pjesëtarë i grupit anglez The Specials. Ai poashtu shkroi disa hite së bashku me grupin, përfshirë Selecter H.

Specials-drummer-John-Bradbury-dies

 

Lemmy Kilmister (Dhjetor 24, 1945 – Dhjetor 28, 2015)

Ylli i Motorhead vdiq pas një beteje shumë të shkurtër me kancerin.

Lemmy-Kilmister

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button