Bosnjë, mbahet aktiviteti tradicional “Nata e Kur-anit” para Vitit të Ri

Përveç në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, Sarajevë, edhe në qytetin Kakanj i cili ndodhet në pjesën qendrore të vendit disa orë para Vitit të Ri është mbajtur aktiviteti tradicional “Nata e Kur-anit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin ku morën pjesë afërsisht 3 mijë qytetarë dhe i cili u mbajt në Sallën e sportit në qytetin Kakanj u kënduan vargje nga Kur-ani edhe nga hafizë të ardhur nga Turqia.

Qytetarët kanë treguar një interes të lartë për këndimin e vargjeve të Kur-anit nga hafizat Furkan Tıraşçı dhe İbrahim Çakıllı të ardhur nga Turqia në kuadër të “Natës së Kur-anit” që u mbajt për të 16-tën herë nga Këshilli i Bashkësisë Islame Kakanj të Bosnje dhe Hercegovinës.

Myftiu i Srajevës Dr. Enes Ljevakoviç, në këtë aktivitet duke theksuar se ky program i mbajtur disa orë para Vitit të Ri tashmë është kthyer në traditë, gjithashtu ka shprehur falenderimet për Këshillin e Bashkësisë Islame në Kakanj të cilët organizuan programin dhe për popullin e këtij qyteti.

Ljevakoviç ndër të tjera ka tërhequr vëmendjen se mesazhet që përmban brenda Kur-ani janë çështja më e rëndësishme në një periudhë ku në botë vazhdojnë krizat sociale, luftërat, radikalizmi dhe ekstremizmi dhe ka theksuar se udhëzimet më të sakta në jetën e njeriut janë udhëzimet e Kur-anit.

Programi ka përfunduar me këndimin e ilahive në gjuhën boshnjake dhe turke.

Ndër të tjera edhe në xhaminë historike Çekrekçi Muslihudin në Sarajevë është mbajtur “Nata e Kur-anit”. Në programin e mbajtur për të 11-tën herë nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Sarajevës interes të lartë kanë treguar kryesisht të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button