Gjatë natës së Vitit të Ri 30 persona janë pranuar në toksikologji, më i riu 14 vjeç

Gjatë natës së Vitit të Ri në Klinikën për Toksikologji janë pranuar 30 persona nën ndikimin e alkoolit, prej të cilëve 60 për qind janë meshkuj, ndërsa 40 për qind janë femra, minorenë nën 18 vjeç kanë qenë gjashtë persona, prej të cilëve më i vogli është 14 vjeç.

“Kryesisht bëhej fjalë për intoksikime me alkool, ndërsa tre raste kanë qenë me marihuanë dhe me substanca psikotrope siç janë ekstazat dhe tableta tjera të ndryshme”, deklaroi ushtruesi i detyrës drejtor i Klinikës, Nestor Popovski, i cili shtoi se të gjithë personat e pranuar përfunduan mirë, janë lëshuar në shtëpi dhe asnjë nuk është mbajtur në trajtimin të mëtejshëm.

Theksoi se prej tre personave të cilët janë pranuar me marihuanë njëri ka qenë minoren, ndërsa kanë qenë të rritur.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” Jasmina Çabukovska informon se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 97 pacientë, prej të cilëve në orët e pasdites dhe mbrëmjes janë kontrolluar 43, prej të cilëve gjashtë janë lënduar në komunikacion, gjashtë janë lënduar në rrahje, ndërsa të tjerët janë lënduar gjatë rrëzimit në terren të rrëshqitshëm ose në shtëpi dhe dhimbje në barkë.

“Prej tyre janë hospitalizuar tre, një paciente është nga komunikacioni e pranuar në Repartin për traumatologji me lëndime në kokë, ndërsa rasti i dytë është rast i pacientes së lënduar gjatë rrëzimit në shtëpi me frakturë në ashtin e kofshës dhe një pacient është me ulçere të perforuar në zorrën dymbëdhjetëgishtore, i cili nuk është pjesë e festimit të Vitit të Ri, por është operuar pak para mesnate”, tha Çabukovska.

Theksoi se lidhur me vitet paraprake nata e kaluar në krahasim me lëndimet kaloi qetë.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Shkup Tatjana Baevska Vuçkoviq theksoi se Shtëpia e shëndetit Shkup përmes shërbimeve të saj për ndihmë urgjente mjekësore dhe pikat e kujdestarisë kishte natë të qetë dhe të hareshme të Vitit të Ri falë respektimit të rekomandimeve, të cilat i kanë udhëzuar në vigjilje të natës së Vitit të Ri, si dhe punëtoritë edukative shëdnetësore, të cilët si cikël të tretë i kanë realizuar në shkollat e mesme në vitin e tretë dhe të katërt.

“Gjatë natës së Vitit të Ri kishte gjithsej 62 intervenime, nga të cilat tetë transporte të intoksinave alkoolike dhe një minoren. Në orët e herëta të mëngjesit kishte aksident me lëndim të njërit nga udhëtarët, i cili është transportuar në Qendrën urgjente. Në tetë pikat kujdestare 135 qytetarët janë drejtuar për mbrojtje shëndetësore, 145 intervenime janë realizuar në pikat. Nga këta 135 persona, tre persona kanë qenë me intoksina alkoolike, prej të cilëve një persona ka qenë minoren”, tha Baevska Vuçkoviq dhe shtoi se në linjën telefonike për këshillë mjekësore “Alo doktor” ku gjatë natës së kaluar janë paraqitur 80 persona paraqet ngarkesë e madhe për ndihmën urgjente mjekësore.

Dr. Hristian Kostov nga Qendra urgjente kirurgjikale pranë Klinikës universitare për traumatologji, ortopedi, reanimacion dhe mjekim intensiv tha se gjatë natës së Vitit të Ri në këtë institucion shëdnetësor publik janë pranuar 63 pacientë, prej të cilëve 12 janë lënduar në aksident trafiku, ndërsa gjashtë në rrahje.

Shpjegoi se pesë pacientë janë pranuar në Klinikë, gjegjësisht tre janë pranuar në Klinikën për traumatologji, dy me lëndime në nëngju dhe një me lëndime në verteblën e dytë ijore.

“Njëri pacient është mbajtur për shkak të intervenimit operativ, një i lënduar është pranuar në Klinikën për neurokirurgji i cili është me lëndime të lehta dhe një pacient me lëndime më serioze është pranuar në Klinikën për traumatologji, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik. Të gjithë pacientët e tjerë janë në gjendje stabile të prëgjithshme”, shtoi Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button