Maqedoni, moti në ditën e fundit të vitit 2015

Moti sot, në ditën e fundit për vitin 2015, kryesisht do të jetë i ftohtë, megjithatë niveli i mjegullave do të jetë më i ulët. Gjatë ditës, kryesisht moti do të jetë i kthjellët, madje, në disa vende të Maqedonisë, do të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit sot do të jenë të ngjashme me ato të ditëve të kaluara. Temperaturat do të lëvizin nga -6 deri më -4 gradë celsius.

Edhe dita e sotme do të jetë e ftohtë, temperatura minimale do të jetë 0 gradë celsius, ndërkaq ajo maksimalja nuk do të kalojë më shume se 5 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm. Me mot të ftohtë dhe me vranësira mesatare. Temperaturat gjatë ditës së sotme pritet që të lëvizin nga -5 deri më -2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 2 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button