Edhe një vit me arsim në gjendje të mjerueshme në gjitha sferat

Gjatë vitit 2015 në Maqedoni u ballafaquam me shumë probleme edhe ne fushën e arsimit, ku në kishte mungesë të teksteve shkollore, tekste shkollore të shkatërruara, mungesë të hapësirave si dhe reforma skandaloze të cilat cilësohet që edhe më shumë dëmtuan arsimit.

Në vitin që po e lëmë pas arsimtarë, nxënës, prindër u ankuan disa herë për problemet e lartëpërmenduara, mirëpo nuk u zgjidh asnjë nga to.

Edhe në 2015-tën apo gjegjësisht gjysmë vjetorin e parë, nxënësit shqiptarë e përfunduan me një mungesë të madhe të teksteve shkollore, me fyerje skandaloze në librat ekzistues nga të cilët mësojnë, si dhe me libra të shkatërruar.

Pastaj, përveç teksteve shkollore, edhe pretimet e objekteve të reja nuk u realizuan, objekti i shkollës fillore “Vasil Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit është përfunduar mirëpo i njëjtë ka mbetur pa inventar.

Mësimdhënësi i kësaj shkolle Qemal Musa bën të ditur për Portalb, se ky objekt njëherë u ndërtua me disa gabime më pas ato u korrigjuan mirëpo tani mungon inventari.

Nxënësit e shkollës fillore “Liman Kaba” në fshatin Lubeten të Shkupit, edhe këtë vit do të përfundojnë mësimin në një objekt i cili ka mungesë të madhe të hapësirës si dhe është pikëpyetje se a do të ndërmerren masa për zgjerimin.

Drejtori i kësaj shkolle Xhezmi Abdyrramani bën të ditur për Portalb se ministri i arsimit, Abdilaqim Ademi nuk pranon të takojë atë si dhe të bisedojë më hollësisht lidhur me investimin që i nevojitet këtij objekti.

Çerdhja e Sarajit e cila u promovua me 21 tetor ende mban dyert e mbyllura për fëmijët e kësaj komuna të cilët tani më një kohë të gjatë prisnin hapjen e saj.

Banorët thonë se kjo punë po zvarritet dhe se ata nuk e meritojnë gjithë këtë pritje dhe jo seriozitet.

 Qytetarët e lagjes së Vizbegut ankohen se edhe këtë dimër fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë për në Shuto Orizare për të ndjekur mësimin pasi që ende nuk ka shkollë në këtë lagje.

“Po afrohet stina e dimrit fillojnë temperaturat të zbresin, nuk e di është gjynah që fëmija 5-6 vjeçar të zgjohet një orë më herët për të shkuar në shkollë. Përveç që nuk kemi shkollë problem është edhe linja e autobusit e cila është shume e rrallë dhe kjo ndikon tek të gjitha banorët e Vizbegut”, tha Afrim R. banor.

“Premtuan shumë dhe nuk bën asgjë. Kërkuam që objekti ekzistues të shndërrohet në shkollë, të hapet të rregullohet, mirëpo edhe ajo nuk bë. Na thanë nga komuna se do ndërtohet objekt i ri por ende nuk ka asgjë nga ai premtim”, theksuan banorët e Vizbegut.

Gjithashtu edhe nxënësit e shkollave të mesme gjatë këtij viti që lamë pas organizuan protesta të shumta kundër reformave në arsimin e mesëm, gjegjësisht, kundër testimit ekstern.

LEXO MË SHUMË:

Nxënësit e shkollave të mesme ankohen te KH për obstruksione në protesta

Plenumi i nxënësve në protesta, nxënësit shqiptar ende të pavendosur

Maqedoni, nxënësit sërish në protesta në shtator

Për shkak të sigurisë, prolongohet protesta e nxënësve në orën 20

Plenumi i arsimtarëve: Arsimtari i mirë nuk i le nxënësit vet në protesta

Unioni Studentor Shqiptar i përkrah protestat e nxënësve të shkollave të mesme

Plenumi i arsimtarëve: Jemi të gatshëm të dalim në protesta me nxënësit

Nxënësit maqedonas dhe shqiptarë së bashku në protesta në Tetovë

KH: Presionet ndaj nxënësve shkelin të drejtën e tyre për protesta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button