India bëhet me 1 miliard përdorues të telefonisë mobile

Numri i përdoruesve në telefoninë mobile ka lulëzuar në Indi në vitet e fundit, ndërsa konkurrenca agresive mes 12 operatorëve mobil atje ka shtyrë poshtë çmimet, duke çuar në krijimin e disa nga tarifave që konsiderohen se janë ndër më të lirat në botë.

Numri i përdoruesve mobil në Indi u rrit me rreth 7 milionë në muajin tetor nga muaji i kaluar, për ta shënuar edhe zyrtarisht shifrën prej 1 miliard abonimeve në telefoni mobil, deklaroi Autoriteti Rregullativ i Telekomit të Indisë të mërkurën.

Shteti më i madh në botë për nga numri i popullsisë, Kina e ka arritur këtë moment historik në 2012.

“Ky është një fakt që ne e shënojmë me krenari të madhe. Kjo tregon se India është më e fuqizuar dhe më e lidhur”, tha ministri i komunikimit dhe IT-së, Ravi Shankar Prasad për gazetën Times of India.

Shifrat nuk tregojnë se India ka një miliard përdorues individual të telefonisë mobile, megjithatë, sepse shumë njerëz kanë më shumë se një numër të telefonit aktivë, ngjashëm sikurse edhe në tregun tonë mobil, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button