Shtatë fakte për Rita Orën që mund të mos i keni ditur

Përkundër që Rita Ora është vetëm 25 vjeçare, ajo tashmë është bërë një yll i madh i muzikës, shkruan uebfaqja amerikane Ppcorn.

Ppcorn ka shkruar për 15 gjërat që publiku nuk i dinë për Rita Orën, duke filluar që nga historia e mbiemrit të saj e deri te fakti se ajo është ambasadore e Kosovës, transmeton Koha.net.

Kjo uebfaqe ka publikuar pjesën e parë, që përfshihen shtatë faktet e para për Rita Orën, ndërsa dy pjesët e tjera do t’i publikojë më vonë.

Ppcorn në faktin e parë shkruan: Rita Ora nuk ka lindur në Britani të Madhe. Ajo ka lindur në Kosovë, me prindër shqiptarë. Ajo kishte lëvizur me familjen e saj në Angli në moshën një vjeçare, pak kohë para se lufta të shpërthente në Jugosllavi.

Fakti i dytë: Ajo ka prindër të mençur, Kur Rita kishte lindur, e ëma e saj ishte psikiatre, ndërsa babai ishte ekonomist. Është e qartë se Rita Ora ka rrënjë inteligjente, ndërsa ka edhe një motër dhe një vëlla.

Fakti i tretë: Ajo ishte vendosur në shtëpi kujdesi për fëmijë. Para se Rita të mund të vendosej në Angli së bashku me familjen e saj, situata e prindërve të saj duhej të shqyrtohej. Përderisa bëhej kjo, Rita me motrën dhe vëllanë ishin vendosur në kujdestari.

Katër: Ajo ka emrin e një aktoreje të famshme. Në fakt, Rita është emëruar sipas aktores së famshme Rita Hayworth.

Pesë: Ajo ka një mbiemër interesant: Mbiemri i vërtetë i Ritës është Sahatçiu. Përderisa nuk mund ta gjykojmë atë për ndërrimin e mbiemrit në Ora, Sahatçiu në gjuhën shqipe do të thotë “orëbërës”, që është mjaft interesante, shkruan Ppcorn.

Gjashtë: Ajo kishte një fillim modest. Përkundër që Rita kishte prindër të talentuar, ata nuk ishin të pasur. Pasi kanë lëvizur në Londër, babai i Ritës është dashur që të punojë në një piceri që të mbajë familjen. Ndërsa më vonë kishte arritur që të hapë një pub.

Shtatë: Ajo është ambasadore nderi. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka emëruar Rita Orën ambasadore nderi e Kosovës. Ajo përfaqëson anën e mirë të këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button